Zgjidhja përfundimtare e problemeve me shqiptarët është një ndër pikat kryesore të vizionit të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç për Serbinë e të ardhmes. Në një shkrim për të përditshmen Blic, Vuçiç shpalos vizionin e tij për të Serbinë e të ardhmes ku shprehet.
"Ilaçi më i mirë për Serbinë do të ishte që serbët dhe shqiptarët, kurdo qoftë, të arrinin një marrëveshje dhe të zgjidhnin përgjithmonë problemet mes tyre".
Vuçiç thotë se dy palët duhet të tejkalojnë mentalitetin provincial dhe të kuptojnë se për Serbinë dhe gjithë Ballkanin ka nisur një epokë e re. Presidenti serb shprehet se kërkon të largojë mitin që ekziston se Serbia është e keqja e gjithçkaje, se kërkon gjithmonë konflikt dhe zgjerim në kurriz të të tjerëve.
Por gjithashtu paralajmëron se në rast të dështimit të negociatave, ky mit mund të realizohet dhe shqiptarët dhe serbët të nisin një luftë për të shfarosur njëri-tjetrin. Ndaj dhe kërkon të krijojë një Serbi të re, të fortë e moderne që kërkon paqe dhe jo luftë e që lufton për të drejtat e popupjve të ndryshëm në gjithë Ballkanin.
Tv Klan