http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga nesër, në nisjen e vitit të ri arsimor, nxënësit në Shkollën 9- vjeçare ?Isa Bolteini? ne Kodër Kamez, do të zhvillojnë mësim vetëm me një turn.
Një investim i Bashkisë së Tiranës, ka bërë që kësaj shkolle, ti shtohen 17 klasa të reja.
?Ashtu si ?Isa Boletini? erdhi në minutën e fundit, teksa shpallej Pavarësia, edhe ne, në minutën e fundit jemi gati për të shpallur pavarësinë nga shkollat me dy turne, në Kodër-Kamëz. Sot, me 17 klasat e reja shkolla kalon me një turn, shpëtojmë nga klasat me dy turne, nga fëmijët që duhet të dalin vonë pasdite dhe të prishin gjithë ciklin biologjik, por edhe arsimor, duke iu përshtatur turneve të shkollës. Teksa hyjmë në këtë vit të ri shkollor, më vjen mirë që Kodër-Kamzës i është shtuar kjo stoli?
Veliaj theksoi se Bashkia synon t?u ofrojë të gjithë fëmijëve, si ne qendër ashtu dhe ne periferi, një arsim ne kushte më të mira.
?Fakti që punojmë me të njëjtën shpejtësi e logjikë, dhe me të njëjtën cilësi, si në Kodër-Kamëz, ashtu edhe në qendër të Tiranës, tregon se sa të përkushtuar jemi për fëmijët e qytetit. Nuk ka fare rëndësi nëse jemi demokratë apo socialistë, rëndësi ka që për fëmijët të jemi të gjithë njësoj, të gjithë në një zë, me një fuqi, për t?u siguruar që marrin arsim të shëndoshë e nesër të jenë qytetarë shumë më të denjë, ndoshta edhe se raca jonë, për Tiranën që sot është bërë e stërmadhe dhe që Kodër-Kamza duhet të jetë pjesë dinjitoze?
Kryebashkiaku u ka kërkuar nxënësve që të mirëmbajnë ambientet e reja të shkollës, si dhe ato të rikonstruktuara.