Ora News - Inspektime në bregdet edhe në shtator

2018-09-16 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Inspektorati shtetëror shëndetësor dhe institucione të tjera si drejtoria e tatimeve do të vijojnë inspektimet në zonat turistike edhe përgjatë muajit shtator, për shkak se turistët dhe vizitorët vijojnë të jenë në brigjet e Adriatiku dhe jonit.

Deda: Jemi duke vazhduar përsëri inspektimet pasi turizmi nuk ka mbetur vetëm në qershor-korrik dhe gusht. Akoma ka hyrje-dalje të turistëve, që do të thotë se edhe gatishmëria jonë vazhdon.

Kryeinspektori Eltar Deda tha se gjatë verës ky institucion ka inspektuar 2933 subjekte kryesisht akomodimi, gastronomie, bare, subjekte prodhimi ose tregëtimi ushqimor, pishina dhe subjekte të furnizimit me ujë të pijshëm.

Janë marrë në totalë 24 masa administrative, 14 vendime për mbyllje provizore të aktivitetit dhe 21 paralajmërime për mbyllje të aktiviteti pasi inspektorët kanë evidentuar problematika me dokumentacionin apo kushtet e ruajtjes së produkteve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/inspektime-ne-bregdet-edhe-ne-shtator

Free Traffic Exchange