Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Është përkujtuar 76-vjetorin e Konferencës së Pezës, drejtues të pushteti vendor dhe ata qendror kryen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.
Në 16 shtator 1942 delegatë dhe përfaqësues të krahinave të ndryshme u mblodhën në Pezë me qëllim organizimin e forcave të ndryshme politike në luftën kundër Italisë fashiste.
Veliaj: Ne besojmë shumë fort se një nga gjërat që duhet t?ia kalojmë gjeneratës së re është kujtesa, se jemi një komb që nuk kemi ardhur nga hiçi. Ky vend ka histori, ka memorie, ka patur organizime, idealistë, progresistë, luftëtarë. Ky vend i ka lënë mënjanë bindjet politike, kur ka ardhur puna për të shpëtuar Shqipërinë.
Majko: Unë jam i majtë se të parët e mi kanë marrë pjesë në LANÇ. Kujtojmë ato ditë të veçanta 76 vjet më parë kur ekzistonin dy Shqipëri, njëra nën okupim dhe njëra këtu në Pezë
Ndarë nga homazhet zyrtare për shkak të protokollit shtetëror, edhe antarë të partisë komuniste kanë nderuar dëshmorët duke mbajtur pankarta dhe foto të ish diktatorit Enver Hoxha.
Por kjo ditë nuk është konsideruar vetëm si një ceremoni në nder të dëshmorëve, Bashkia e Tiranës ka organizuar aktivitete muzikore dhe panaire për të kthyer Pezën në një destinacion feste për të gjithë qytetarët.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/76-vjetori-i-konferences-se-pezes-bashkia-e-tiranes-homazhe-ne-varrezat-e-deshmoreve