Rruga Korçë – Ersekë, përfundojnë punimet e lotit të parë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-09-16 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Punimet për ndërtimin e lotit të parë të aksit kombëtar Korçë- Ersekë kane përfunduar.



Ministri i infrastrukturës Damian Gjiknuri inspektoi ecurinë e projektit dhe tha se në fund të këtij mandati, synohet mbyllja e të gjitha kantiereve të ndërtimit.



?Ky është loti i parë. Qeveria shqiptare në planin e saj ka edhe vazhdimin e dy loteve të tjera për përfundimin e rrugës deri në Ersekë. Me optimizimin e buxhetit dhe me përfundimin e të gjitha prokurimeve për këtë vit, besoj vitin tjetër do të jetë e mundur edhe fillimi i lotit tjetër drejt Ersekës që do ta kompletojë edhe këtë pjesë kaq të rëndësishme të Shqipërisë. Programet e qeverisë shqiptare për infrastrukturën rrugore do të vazhdojnë dhe ne atë që kemi thënë do ta bëjmë realitet, që në krye të katër viteve do të përfundojmë të gjitha kantieret e hapura dhe do të mbyllim çdo vepër që po hapim tani, që Shqipëria të ketë një rrjet rrugor kombëtar me gjithë parametrat që duhen?

 

Aksi i ndërtuar ka një gjatësi prej 17.6 kilometrash, ndërkohë që ka pësuar ndryshime gjatë zbatimit të projektit me kërkesë të Bashkisë së Korçës.



?Ka nisur në vitin 2013, ka pasur disa ndryshime gjatë zhvillimit të kontratës. Kemi patur një kërkesë nga Bashkia Korçë për të ndërhyrë në segmentin e parë prej afërsisht 2 kilometra, për ta plotësuar me elementët e zonës urbane. Janë të plotësuara gjelbërimi, ndriçimi, trotuaret dhe korsia e biçikletës bashkë me gjithë elementët e tjerë dhe ura në hyrje të qytetit të Korçës. Kemi bërë lidhjen fundore të këtij segmenti me rrugën e vjetër që të çon në Ersekë dhe zgjidhjen përfundimtare në pjesën e vështirë të Qarrit duke e kthyer këtë rrugë në tre korsi, dy në ngjitje dhe një në zbritje për shkak të kushteve atmosferike të këqija që ka kjo zone?

 

Loti i parë i Korçë-Ersekë krijon lidhjen e qytetit më të madh të juglindjes, me 4 zona të cilat janë pjesë e projektit ?100 Fshatrat?.