Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi shihet në një video të publikuar në rrjetet sociale duke i kënduar Enver Hoxhës.
"Koncerti" është zhvilluar mbrëmjen e kaluar me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të këtij qyteti.
Duke marrë shkasë nga kjo ngjarje, deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu kërkoi edhe në emër të partisë, shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut.
Postimi i plotë i Shehut:
I kerkoj Kryeministrit, si deputeti Qarkut, te shkarkoje menjehere Kryetarin e Bashkise se Tepelenes,Termet Peci.
Gjithashtu Prokuroria duhet te veproje ndaj tij per shkelje te ligjit.
I bej thirje opinionit publik, mediave, shoqatave te ish te perndjekurve politike te reagojne me force ndaj ketij skandali e turpi te vertete!
Termeti i ?bemave te medha?, mbreme ne darken zyrtare te shtruar nga Bashkia e Tepelenes me rastin e 75 vjetorit te clirimit te saj, i thurr lavde e kendon per diktatorin Hoxha, gje qe me tej e publikon.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shehu-te-shkarkohet-kryebashkiaku-termet-peci-i-kendoi-enver-hoxhes