Ka përfunduar takimi midis kreut të Partis" /> Ka përfunduar takimi midis kreut të Partis"/>

Ora News - Idrizi zyrtarizon marrëveshjen me Bashën "për të rrëzuar qeverinë e krimit"

2018-09-16 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka përfunduar takimi midis kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryetarit të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Tanimë, të dyja partitë kanë zyrtarizuar marrëveshjen e koalicionit, që sipas kreut të PD-së, shtrihet në shumë fusha, duke përqendruar vëmendjen tek lidhjet e krimit dhe politikës.

Basha: "PD dhe opozita e bashkuar kanë sot një mision jetik për çdo familje shqiptare; t'i japin fund bashkëqeverisjes me krimin, të largojë një orë e më parë krimin që ka zaptuar qeverinë dhe Parlamentin. Të çlirojë vendin nga sundimi i bandave dhe të ofrojmë vizionin tonë për një Shqipëri me ekonomi të fortë përmes parimeve dhe normave të ekonomisë së tregut të lirë dhe luftës pa kompromis kundër korrupsionit qeveritar.

Bashkëpunimi ynë do të shtrihet në të gjitha fushat, në organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të çlirimit të drejtësisë nga kapja politike dhe çlirimit të ekonomisë nga oligarkët. PD mbetet thellësisht e angazhuar për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë".

Idrizi: PDIU sot është pjesë e opozitës së bashkuar. Përballë një mazhorance arrogante dhe ajo që është më e rënda braktisjes së vendit nga shqiptarët, kemi nevojë për një opozitë të fortë që të ketë alternativën e saj për të dalë nga ky tranzicion i tejzgjatur për t'u dhënë shpresë shqiptarëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/idrizi-zyrtarizon-marreveshjen-me-bashen-te-rrezuar-qeverine-e-krimit