Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndryshe nga shumë rrethe të tjera të vendit, në Shkodër nuk ka asnjë shkollë që do të mbyllet për këtë vit të ri shkollor që nis këtë të hënë.
Të gjitha do të hapin dyert me 17 shtator dhe për këtë është punuar në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe drejtoritë e shkollave.
Morena Tirana: "Të gjitha shkollat në varësi të drejtorisë Arsimore rajonale do të fillojnë procesin mësimore më datë 17 shtator."
Por në Malësi të Madhe ku shkolla Vukpalajt nuk do të hapë dyert këtë vit.
Në bashkinë Bulqizë, 10 shkolla nuk do të hapin dyert këtë të hënë për shkak të numrit të ulët të nxënësve.
Avni Muliu: "Shkollat vartëse në përgjithësi kanë probleme në ambiente dhe numrin e nxënëseve."
Në Bashkinë Elbasan, thonë se të gjitha instituicionet arsimore janë gati të presin nxënësit!
Vëmendje e veçantë i është kushtuar rritjes së sigurisë, ku është në përfundim vendosja e kamerave të sigurisë sipas udhëzimit të Ministrisë së Brendshme.
Në territorin e Bashkisë së Kukësit numërohen 86 shkolla të sistemit parauniversitar.
Pjesa më e madhe janë gati për të pritur nxënësit, por në disa prej tyre kryesisht në zonat e thella ndërhyrjet do të vijojnë edhe përgjatë ditëve të para të vitit shkollor për shkak se gjendja e disa institucioneve ka qenë më e rënduar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/viti-i-ri-shkollor-ne-shkoder-nuk-mbyllet-asnje-instituticion-arsimor