Ora News - Inaugurohet loti i parë i aksit Korçë-Ersekë prej 17.6 kilometër

2018-09-16 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ka inspektuar përfundimin e punimeve për ndërtimin e lotit të parë të aksit kombëtar Korçë-Ersekë.

Aksi i ndërtuar ka një gjatësi prej 17.6 kilometër dhe është një rrugë e kategorisë ?C1?. Me kërkesën e Bashkisë Korçë projekti ka pësuar ndryshime gjatë zbatimit të tij ndërsa në zonën urbane rreth 2 kilometër është plotësuar edhe me korsinë e biçikletave, pemët dekorative, ndriçimin rrugor, trotuaret.

I gjithë projekti për lidhjen e Korçës me Ersekën është i ndarë në 3 lote ndërsa ministri Gjiknuri tha se qeveria është e vendosur për të financuar edhe lotet e tjera deri në përfundimin e plotë të aksit deri në Ersekë.

Gjiknuri: Ky është loti i parë. Qeveria shqiptare në planin e saj ka edhe vazhdimin e dy loteve të tjera për përfundimin e rrugës deri në Ersekë. Me optimizimin e buxhetit dhe me përfundimin e të gjitha prokurimeve për këtë vit, besoj vitin tjetër do të jetë e mundur edhe fillimi i lotit tjetër drejt Ersekës që do ta kompletojë edhe këtë pjesë kaq të rëndësishme të Shqipërisë. Programet e qeverisë shqiptare për infrastrukturën rrugore do të vazhdojnë dhe ne atë që kemi thënë do ta bëjmë realitet, që në krye të katër viteve do të përfundojmë të gjitha kantieret e hapura dhe do të mbyllim çdo vepër që po hapim tani, që Shqipëria të ketë një rrjet rrugor kombëtar me gjithë parametrat që duhen.

Afrim Qendro, drejtori i aAutoritetit Rrugor: ?Ka nisur në vitin 2013, ka pasur disa ndryshime gjatë zhvillimit të kontratës. Kemi patur një kërkesë nga Bashkia Korçë për të ndërhyrë në segmentin e parë prej afërsisht 2 kilometra, për ta plotësuar me elementët e zonës urbane. Janë të plotësuara gjelbërimi, ndriçimi, trotuaret dhe korsia e biçikletës bashkë me gjithë elementët e tjerë dhe ura në hyrje të qytetit të Korçës. Kemi bërë lidhjen fundore të këtij segmenti me rrugën e vjetër që të çon në Ersekë dhe zgjidhjen përfundimtare në pjesën e vështirë të Qarrit duke e kthyer këtë rrugë në tre korsi, dy në ngjitje dhe një në zbritje për shkak të kushteve atmosferike të këqia që ka kjo zonë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/inaugurohet-loti-i-pare-i-aksit-korce-erseke-prej-176-kilometer