TIRANË- 201 fëmijë të institucioneve të përkujdesit social, i drejtohen nesër bankave të shkollës. Në përgatitjet e fundit para nisjes së vitit të ri shkollor, nxënësit e Shtëpisë së Fëmijës ?Zyber Hallulli? u vizituan nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
Jemi këtu me fëmijët e Zyber Hallullit, 9 prej të cilëve shkojnë për herë të parë në shkollë. E gjithë vëmendja jonë është tek fëmijët, tek mirëarsimi dhe edukimi, pasi investimi në arsim bën diferencën në shoqëritë e zhvilluara.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu
Gjithçka është gati për të nisur vitin e ri shkollor jo vetëm për 37 fëmijët e ?Zyber Hallullit?, por për të gjithë fëmijët e institucioneve të përkujdesit, edhe për fëmijët me aftësi ndryshe, për të cilët këtë vit Ministria e Arsimit ka vënë në dispozicion 700 mësues specialë.