Tërmet Peçi ia merr këngës labe me Golikun, i thurin lavde Enver Hoxhës: O kapedan!

2018-09-16 2

Kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, këndon në nder të ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha. Mbrëmjen e djeshme, Peçi ka mbledhur në një darkë festive me rastin e 75-vjetorit të çlirimit të qytetit, ku ka marrë pjesë edhe këngëtari Golik, i grupit polifonik të Bënçës. Goliku, kryebashkiaku i Tepelenës dhe dhjetëra të tjera shfaqen në video duke i thurur lavde Hoxhës.

Në një moment në video, Peçi shihet duke bërë shenjën me grusht të përshëndetjes së komunistëve.

?Enver Hoxha kapedani legjendar, bëre Shqipërinë vigane.?-janë disa nga vargjet e këngës.

Flamuj komunistë, foto të ish-diktatorit Enver Hoxha dhe shumë simbole të tjera janë përdorur në shumë raste në ceremoni zyrtare nga fansa të Hoxhës.