Dy drejtues mjetesh janë kapur nga policia " /> Dy drejtues mjetesh janë kapur nga policia "/>
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy drejtues mjetesh janë kapur nga policia duke ecur me shpejtësi marramendëse, çka mund të kishte pasoja fatale. Një shofer në aksin Tiranë-Durrës, është kapur duke qarkulluar me shpejtësi 194 km në orë, ndërsa një tjetër me 174 km në orë.
Policia Rrugore përmes një postimi në ?Facebook? bën me dije se rasti i parë ishte ai i një 24-vjeçari që drejtonte një ?Audi?, ndërsa rasti i dytë i përkiste një 37 vjeçari nga Lezha që drejtonte një BMW.
Në rrugën interurbane Tiranë-Durrës.
Vijon kontrolli me Radar nga Policia Rrugore e Tiranes ne rrugen interurbane Tirane-Durres.
24 vjeçari me Audi me 194 km/h. E pa pranueshme. Papërgjegjshmëri ndaj jetës.
Destinacioni????
-Edhe pse Policia Rrugore e Tiranes ka shtuar kontrollet duke përdorur mjetet speciale Radar e Drager , edhe pse gjate fundjavave janë gjobitur shume drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave te lejuara përsëri ka drejtues mjetesh qe rrugën e trajtojnë si pistë dhe makinën si avionë.
37 vjeçari nga Lezha me BMW me 174 km/h.
Destinacioni
Mos shpejtoni te dergoni patenten ne banese por ecni ngadale qe te shkoni ju bashke me patenten se familja ju pret.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/me-shpejtesi-avioni-ne-aksin-tirane-durres-ndalen-shoferet-e-audi-dhe-bmw