Basha takon lidershipin politik në Maqedoni: Shqiptarët të votojnë në referendumin e 30 shtatorit

2018-09-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një vizitë në Maqedoni ku u takua me të gjithë lidershipin shqiptar. Zhvillimi i referendumit në 30 Shtator ishte temë qendrore e bisedimeve të Bashës dhe krerëve të partive shqiptare në Maqedoni.

Fillimisht ai u prit nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Shefi i opozitës shqiptare e vlerësoi si shumë të rëndësishme mbështetjen e shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë për të votuar në referendumin e 30 shtatorit ç?ka do t?i hapë rrugën anëtarësimit të Maqedonisë në NATO por edhe të garantimit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan.

Lulzim Basha: Unë jam këtu që në emër të Partisë Demokratike të mbështes dhe të përgëzoj nga zemra përpjekjet e palodhura të lidershipit shqiptar, të z Ali Ahmeti, të kolegëve të tij, krah për krah edhe forcave të tjera politike të Maqedonisë që me 30 shtator të shënohet një kapitull i rëndësishëm për Maqedoninë por edhe për mbarë rajonin duke hedhur hapin vendimtar drejt anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.

Partia Demokratike ka një porosi apo një këshillë, një mesazh për të gjithë qytetarët e Maqedonisë e në veçanti për bashkëkombasit tanë shqiptarë, të dalin masivisht e të marrin pjesë masivisht të gjithë në referendumin e 30 shtatorit dhe të hedhin votën e tyre për Maqedoninë në NATO dhe për të ardhmen e sigurtë euroatlantike dhe europiane të Maqedonisë dhe mbarë rajonit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-takon-lidershipin-politik-ne-maqedoni-shqiptaret-te-votojne-ne-referendumin-e-30-shtatorit

Free Traffic Exchange