Report TV - Fatura e kripur e nxënësve përpara shkollës, prindërit: 150 mijë lekë shpenzime

2018-09-15 2

Fillimi i shkollës është sa një gëzim i pamatë për nxënësit, po aq dhe nje kosto shtesë për prindërit e tyre. Ata gjenden të dyzuar midis dëshirës për të përgatitur sa më mirë fëmijën në ditën e parë të mësimit, dhe buxhetit për disa herë, të pakët familjar në dispozicion. Kur ka mbetur më pak se një ditë nga fillimi i shkollës, shpenzimet për prindërit sa vijnë dhe shtohen.

Nga vëzhgimi Report TV mbi kosoton e një nxënësi që do të ulet të hënën në bankat e shkollësh, rezulton se prindërit e tyre duhet të kenë bërë gati të paktën një buxhet mbi 150 mijë lekë për këto produkte, të cilat në tregun e lirë janë me këto çmime:

-Një çantë shkolle kushton mesatarisht 2000 lekë
-Librat shkollorë kanë koston mesatare të 7000 lekë
-40 fletore me 30 lekë copa kushtojnë 1200 lekë
-Për veshmbathjet shpenzohen rreth 4000 lekë

Ndërsa, artikujt e ndryshëm shkollorë, si vizore, kuleta mbështjellëse librash etj shkojnë në koston e 2000 lekë. Totali këtyre shpenzimeve për një nxënës shkon në shifrën e 162 mijë lekë të vjetra.

E ndërsa këto kosto do dalin nga xhepat e prindërve, këtë vit e vetmja ndihmë që vjen nga qeveria shqiptare, është ajo e dhënies së librave falas për nxënësit e arsimit fillor nga klasa e parë deri në të katërtën, ku përfitues janë rreth 190 mijë fëmijë.