Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vila tre katëshe e cila të premten e 14 shtatorit, iu nënshtrua kontrollit të imtësishëm të Delta Forcë, FNSH-së Fier por dhe policisë së Vlorës ishte në pronësi të vëllait të ish kryetarit të komunës së Shushicës.
Policia dha sot detaje mbi operacionin e koduar "Maskimi" gjatë të cilës u sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, tritol, kapsolla e grantë ofensive, si dhe një sasi lënde narkotike.
Ora News solli dje pamje të këtij operacioni kontrolli dhe të momentit të arrestimit të Gjergji Petanit, vëllait të ish kryetarit të komunës së Shushicës, Luli Petani.
Në zbatim të Planit Operacional për kapjen e presonave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të atyre që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, të armëmbajtjes pa leje, apo lëndëve shpërthyese, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet policore të D.V.P. Vlorë, me mbështetjen e Delta Forcë dhe FNSH-së Fier kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar "Maskimi". Në kuadër të operacionit u ushtrua kontroll në disa ambiente të dyshimta ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Gjergji Petani, në lagjen ?15 Tetori?, Vlorë u sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, tritol, kapsolla e grantë ofensive, si dhe një sasi lënde narkotike" informoi sot policia e Vlorës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vlore-51-vjecarit-i-gjenden-ne-banese-pistolete-tritol-e-droge