Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
15 shtatori është dita botërore e pastrimit dhe Bashkia e Tiranës ndërmori nisën për të pastruar ambientin kryesisht në zonat pranë shkollave.
Qytetarët të mbështetur edhe nga punonjësit e ndërmarrjeve të pastrimit të Bashkisë së Tiranës, nisën që në orët e para të mëngjesit aksionin për largimin e mbetjeve.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkua vullnetarëve në zonën e Pezës.
Kryebashkiaku nënvizoi se Tirana sot është shumë herë më e pastër se më parë dhe se kujdesi për mjedisin shtrihet jo vetëm në qendër, por edhe në zonat rurale.
Veliaj theksoi se është shumë e rëndësishme që ky aksion të jetë i suksesshëm, veç angazhimit të Bashkisë së Tiranës, duhet edhe pjesëmarrja dhe angazhimi i qytetarëve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nis-aksioni-pastrimin-e-tiranes