Veliaj: Prinderit te japin shembullin per femijet

2018-09-15 0

Aksioni i pastrimit të Tiranës nisi që në orët e para të mëngjesit të së shtunës në të 24 njësitë administrative të kryeqytetit. Në Ditën Botërore të Pastrimit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkua vullnetarëve në zonën e Pezës, ku vlerësoi angazhimin e tyre për të kontribuar në mbajtjen pastër të mjedisit.

Kreu i Bashkisë së Tiranës tha: ?Sot iu bashkuam një nisme që po ndodh në 150 vende të botës, por ajo që na intereson më shumë është mënyra se si nisma funksionon në Shqipëri, ndaj jam shumë i lumtur që vullnetarët na janë përgjigjur në çdo cep të Tiranës. Kemi organizuar 27 skuadra në të 27 njësitë administrative, me një fokus të veçantë shkollat, kopshtet, çerdhet, pra hapësira publike ku do të presim të ardhmen e Tiranës ditën e hënë, por edhe vendet tona historike?.

Veliaj u bëri thirrje prindërve të japin shembullin e tyre personal për fëmijët.

?Dua t?i ftoj të gjithë qytetarët, që teksa përgatitemi t?i çojmë fëmijët në shkollë të hënën, mësimi më i madh është mësimi që japim me shembull personal. Nëse prindërit pastrojnë vetë, mbajnë pastër vetë, nuk lënë plehrat në ashensor, nuk ndotin poshtë pallatit, sigurisht që fëmijët e kanë marrë leksionin e parë para se të shkojnë në shkollë?, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash me qëllim sensibilizimin e qytetareve dhe edukimin e atyre mbi hedhjen apo menaxhimin e plehrave.

Tv Klan

Free Traffic Exchange