Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit Albert Dervishaj tha se policia ka marrë një sërë masash për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike me nisjen e vitit të ri shkollor. Midis masave është shtimi i patrullave në orët e lëvizjeve më të mëdha në afërsi të shkollave.
Ai përmendi disa masa:
- Kufizimin apo ndalimin e parkimit, qëndrimit dhe lëvizjes së automjeteve në segmente rrugore të caktuara pranë shkollave
- Vendosjen e sinjalistikës vertikale dhe horizontale të domosdoshme për disiplinimin e lëvizjes së automjeteve dhe këmbësorëve
- Mbylljen apo largimin e lokaleve të tregtisë dhe pikave ambulante të shitjes që tregtojnë pije alkoolike, produkte ushqimore të skaduara apo në ndonjë rast dhe lëndë narkotike pranë shkollave
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/policia-masa-fillimin-e-vitit-te-ri-shkollor