Report Tv-Myrtis, 11-vjeçarja që u nda nga jeta para 2500 vitesh nga ethet e tifos

2018-09-14 1

Myrtis, vajza e vogël nga Athina, e cila ka nisur udhëtimin e saj në kohët moderne, në muzetë më të mëdhenj të Greqisë, është larguar nga vendi ku jetoi jetën e saj të parë për 2500 vjet për të mbërritur në Shqipëri ku do të takojë të gjithë bashkëmoshatarët e saj nëpërmjet 20 veprave të artit, piktura, vizatime edhe instalacione.

Myrtis u nda nga jeta në mënyrë tragjike nga epidemia e tifos, që pllakosi Athinën e lashtë dymijë e pesëqind vjet më parë! Qëllimi i ekspozitës është prezantimi i të gjitha etapave që u ndoqën, duke nisur nga gërmimi arkeologjik i varrit masiv në varrezat e lashta të Keramikos, studimi i materialit edhe përcaktimi i sëmundjes që shfarosi banorët e Athinës së lashtë, duke mbërritur në rikrijimin e fytyrës së një prej viktimave të murtajës së Athinës, fytyrën e vajzës 11-vjeçare. Për këtë ambasadorja e Greqisë edhe ideatori i ekspozitës shprehen, se

Tirana është qyteti i dytë që ekspozohet Myrtis jashtë shtetit. Një vajzë që pa me sytë e saj ndërtimin e Partenonit në kohën e ndritshme të Greqisë edhe humbi jetën në një kohë që Athina gjendej në një kohë lufte. Lufta e Poleponezit midis Athinës dhe Spartës zgjati dhjetë vite edhe Athina u goditë nga një sëmundje ngjitëse. Me historinë e saj Myrtis na kujton historinë e paqes dhe nevojën për trajtimin edhe luftimin e sëmundjeve që prekin fëmijët. Ajo jetoi vetëm 11 vjet. Është sot në jetë falë punës së shkencëtarëve. Duke parë fytyrën e saj mendojmë se mund të ishte kushdo vajzë e shekullit XXI dhe na kujton të gjitha ato që ne kemi për detyrë ndaj fëmijëve.

Eleni Sourani, ambasadore e Greqisë në Tiranë

Puna për rikrijimin e fytyrës dhe gjetjen e arsyes së sëmundjes ishin inovative në të gjithë botën. E para përsa i përket sëmundjes ishte se u bë një analizë ADN-je në një material të para 2500 vitesh. Edhe përsa i përket rikrijimit të fytyrës ishte hera e parë që shikonin një fytyrë, që ishte 2500 vjet e vjetër. OKB kur u informua nëpërmjet përfaqësuesit tonë, erdhi edhe pa që puna edhe përpunimi i ADN-së ishte shume e avancuar për mbarë shoqërinë. Në momentin që çdo vit humbin jetën shumë fëmijë dhe 10 mlb njerëz janë mbartës të sëmundjes...

Nëpërmjet lojërave që quhen lojërat e Mytris fëmijët e vegjël të Shqipërisë mund të luajnë edhe të njohin Greqinë Antike. Kjo është një urë shumë e bukur nëpërmjet Greqisë Antike edhe botës moderne. Fëmijët e shkollave mund të vijnë që të luajnë me lodrat e saj.

Qëllimi i ekspozitës është fëmija edhe familja. Është interaktive. Fëmija ka mundës që të prek objekte që përdoren nga arkeologu. Nëpër mikroskopë mund të informohet për anën mjekësore. Në fund mund të shikojë sesi u krijua fytyra e Mytris.