PD: Rama nuk e do vettingun ne politike

2018-09-14 0

Propozimi i kryeministrit Rama për ta dërguar në Komisionin e Venecias draftin kushtetues të opozitës për vetting-un e politikanëve, opozita e e sheh si manovër për ta zvarritur procesin.

?Fakti që ne kemi zgjedhur që të përdorim pikë për pikë tekstin e Kushtetutës për vetting-un e krimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ky tekst ka marrë një vlerësim nga Komisioni i Venecias. Faktikisht është një fazë e dytë e dekriminalizimit. Edhe për dekriminalizimin Komisioni i Venecias është shprehur në favor të largimit të personave të lidhur me krimin. Pra, ka marrë dy herë përgjigje pozitive, në favor të kësaj që propozojmë ne. Nuk bën gjë tjetër, veçse tregon se zoti Rama ka vetëm merakun që kjo të mos bëhet?,shprehet deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.

Maxhoranca pretendon se drafti i opozitës dublon Byronë Kombëtare të Hetimit dhe prokurorinë speciale, por Bylykbashi edhe për këtë rast e ka një përgjigje.

?Asgjë nuk pengon sot që korrupsioni i zyrtarëve publik, deputet, ministra, gjyqtarë, të hetohet, të dënohet dhe pasuritë e vëna me korrupsion të merren sot nga shteti, të konfiskohen. Ne kemi miratuar diçka më shumë kaq. Në 2016 ne krijuam SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, të gjitha këto në Kushtetutë. Pra t?i hetojmë, t?i dënojme dhe t?u marrim pasuritë!?, thekson deputeti Bylykbashi.

Oerd Bylykbashi  thotë se koncepti sesi do të bëhet ky proces është i gatshëm në ligjin e vetting-ut për gjyqtarët e prokurorët, ndërsa organet që do ta bëjnë atë  janë të përcaktuara në ligjin për dekriminalizimin.

?Në të njëjtën formë siç bëhet për gjyqtarët dhe prokurorët. Nëse është e nevojshme të vendosen instrumente dhe procedura shtesë, është e thjeshtë, do bëhen edhe këto. Por është vetëm çështje disa rregullash shtesë. Modeli egziston sot. Ndërkohë po aq kemi një pistë të hapur për mënyrën sesi funksionojnë institucionet që pastrojnë krimin nga institucionet demokratike, që është i njëjtë me dekriminalizimin?, e përmbyll deputeti Bylykbashi.

Ndonëse modeli sipas opozitës eksizton, e gjithë procedura sesi  do të kryhet vetting-u i politikanëve është duke e sanksionuar në një ligj, për të cilin grupet e punës po punojnë.