PD denoncon me emra: Anëtarët e bandës së Agron Xhafajt zotërojnë 2 kompani bastesh në Shqipëri

2018-09-14 1

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku në një konferencë për media denoncuan atë që e quajnë aferë të qeverisë me lojërat e fatit.

Duke iu referuar vendimit të gjykatës italiane për të dënuar vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agronit si pjesëtar të një organizate kriminale në Itali, Alibeaj përmendi edhe emrat e Besnik e Gramoz Muratajt.

Ai tha se ata rezultojnë të dënuar në Itali dhe i etiketoi si pjestarë të bandës së Agron Xhafajt. Por pavarësisht kësaj tha Alibeaj ligji antimafia nuk ka vepruar për këta dy persona, që rezultojnë të jenë pronarë të dy kompanive të basteve në Shqipëri.

?Bashkëpunëtorët e Agron Xhafajt, vëllezërit Murataj janë sot pronarë të dy kompanive të basteve dhe njera prej tyre është ndër më të njohurat dhe shfaqet me disa emra. Për këtë dy të dënuar duhet të kishte vepruar ligji Antimafia për të verifikuar burimin e pasurisë së tyre. Deri tani ligji nuk ka vepruar sepse anëtarët e bandës së Agron Xhafaj është vetë, fasada që fsheh pronësinë relae të Agron Xhafajt mbi këtë kompani: Ekoped, etj. nën pronësinë e Agron Xhafajt dhe me mbështetjen politike të fatmir Xhafajt, për 5 vjet ka shumëfishuar aktivitetin në tregun e bixhozit. "

Enkelejd Alibeaj

Free Traffic Exchange