Report Tv-Siguria ushqimore, zv.ministri i Bujqësisë Kote: Shqiptarët nuk po helmohen

2018-09-14 0

Shqiptarët nuk po helmohen nga ushqimet e pakontrolluara. Garancinë e ka dhënë zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Dhimitër Kote sot në emisionin ?Rreze Dielli? në Report TV ku u diskutua pikërisht për alarmin e shkaktuar nga prania e substancave të dëmshme tek prodhimet bujqësore.

Shqiptarët e them me kopetencë, nuk po helmohen. unë jam një konsumator si ata bashkë dhe nëse do ndodhte një gjë e tillë nuk do rrija më në këtë punë. Unë nuk mund të vras veten, nuk mund të vras askënd. Kuptohet raste të veccanta e sporadike ka si në ccdo sektor, por është në objekt dhe në vëmendje të ministrisë dhe ministrit dhe gjithë punës tonë që realisht të jemi të ndërgjegjshëm që produktet tona të jenë sa më konkurente dhe sa më të sakta për shqiptarët.

Dhimitër Kote, Zv.ministër i Bujqësisë
I pyetur ndërkaq nëse Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV) ka laboratoret apo kapacitetet e duhura për të kryer të gjitha analizat e nevojshme për të gjurmuar substancat e dëmshme si nitratet dhe nitritet, zëvendësministri Kote deklaroi se laboratoret në vend janë të certifikuar ndërkombëtarisht për të kryer 16 analiza të njohura ndërkombëtarisht.

ISUV është një nga laboratorët ku ne i kemi përqëndruar të tëra dhe bëhen pjesa më e madhe e analizave që bëhen në vendin tonë. Është një laborator bashkëkohor, ka qenë dhe vazhdon Trupa e komunitetit Europian ti ccertifikojë. Ne kishim 8 analiza të akredituara. Ne i bëjmë të gjitha analizat, janë të gjitha brenda proceduarve që ne bëjmë, por që të jesh I akredituar nga trupa e Komunitetit Europian duhet të kesh disa kushte. Ne kishim 8 analiza deri në 2016-ën , tani kemi 16 analiza që I kemi të akredituara dhe të njohura. Këtu kryhen të gjitha analizat, por të akredituara dhe që ti njohin ndërkombëtarët janë 16 analiza dhe 51 matrica. Laboratori ynë është I gatshëm të bëjë analizat e ccdo lloji produkti, mbetjeje të nitriteve, pesticideve dhe të kafshëve komplet.

Dhimitër Kote, Zv.ministër i Bujqësisë
I vënë përballë reagimit të qytetarëve, që ndjehen të frikësuar dhe të pasigurt për ushqimet që konsumojnë, u shpreh se është shumë pozitive që shqiptarët po ndërgjegjësohen.