Spitali rajonal i Fierit, një nga më të mëdhenjtë në gjithë vendin është bërë tashmë pjesë e eksodit masiv të largimit të mjekëve.
Vetëm gjatë muajve të këtij viti nga Qarku i Fierit mësohet të jenë larguar 13 mjekë, duke sjellë kështu shtim të bluzave të bardha që largohen jashtë vendit.
Nga burime për Report TV mësohet se në rrethin e Fierit ka disa mungesa mjekësh specialist, si mjek neurolog, imazheri, por edhe pediatri.
Presidenti i këshillit Rajonal Fier të Urdhërit të Mjekut, mjeku specialist Obsteter, Besnik Brahimaj, tregon për Report TV se ka pasur kërkesa largimesh gjatë kohëve të fundit duke shpjeguar edhe arsyet që i detyrojnë mjekët shqiptarë shkojnë për të punuar jashtë vendit.
Këto 2-3 vitet e fundit kemi një largim masim të mjekëve. Për vitin 2018 janë larguar 13 mjekë gjithsej dhe janë në proces disa mjekë specialist.
Besnik Brahimaj, mjek
Sipas Brahimajt, vendi që kanë zgjedhur mjekët shqiptarë për të emigruar ka qenë Gjermania. Mjeku rendit edhe mungesat e mjekëve specislistë në rrethin e Fierit, që sipas tij sjell mbingarkesë për mjekët që shërbejnë aty.
Pati një largim të specialiteteve, nuk pati specializimi për mjekët e rinj. Nuk u krijuan kushtet normale të përshtatshme për të punuar dhe pagat e ulëta.
Besnik Brahimaj, mjek
Mjeku thekson se edhe tani ka një interesim të mjekëve për t?u larguar jashtë shtetit, të cilët kanë nisur edhe kurset e gjuhës gjermane.
Spitali rajonal i Fierit është adresimi për problemet shëndetësore jo vetëm të qytetareve te qytetit të Fierit, por edhe të Ballshit, Patosit, Lushnjës dhe Beratit.
Largimi i 13 mjekëve në më pak se një vit sjell kështu rritjen e hendekut për plotësimin të nevojave dhe shërbimeve për pacientët në këtë spital.