Report Tv-Mashtrimi i GULF me 5 mln €, gjykata liron administratorin Alban Aliko

2018-09-13 1

Kërkohej prej më shumë se 5 muaj si personi që mashtroi qindra qytetarë duke i shitur mijëra litra tollona karburanti të pavlefshme nga kompania ?Gulf?, arrestohet nga policia dhe lirohet nga Gjykata në fshehtësi, Alban Aliko. Aliko, 49 vjeç rezulton se është prangosur nga policia e Tiranës ditën e hënë, më 10 shtator dhe kjo prangosje dhe pse me një interes mjaft të madh publik për të mashtruarit është njoftuar në Portalin e policisë vetëm me iniciale duke mos u bërë publike. Pas prangosjes ai ka dalë në Gjykatë një ditë më parë aty ku gjyqtari Arben Micko ka vendosur ndaj tij masën ?arrest shtëpie?. Aliko u shpall në kërkim muaj më parë pasi prokuroria nisi hetimet ku një sërë qytetarësh trokitën në polici e prokurori për të kallëzuar menaxherin e Gulf si persnonin që u shiti mijëra litra karburant me çmim okazion por me tollona fiktive. Në total vlera e abuzimit nga kompania Gulf llogaritet në 3 milionë euro, ndërsa Aliko hetohet për veprat penale të mashtrimit që rrezikon deri në 20 vite burg dhe për fshehje falimentimi që parashikohet deri në 5 vite burgim.

Por edhe pse veprat penale konsiderohen si të rënda, ai është liruar nga gjykata nën masën e sigurisë ?Arrest shtëpie?. Sipas kallëzimeve rezulton se skema e mashtrimit krijuar pikërisht nga Albano Aliko duke shitur tollona 120 lekë për litër, që është 25-40 % më lirë se nafta që tregtohej në pikat e tjera të pakicës Gulf me vlerë (165-178 lekë/litër).

Report Tv ka kontaktuar dhe me prokurorin e dosjes, Armando Gurakuqi për t?i marrë një reagim në lidhje me përfaqësimin e akuzës në gjyq, por ai refuzoi të jap një përgjigje.

Ajo çka mbetet mister në këtë vendim është fakti se si një person i kërkuar për një mashtrim që arrinte në vlera miliona euro u lirua dhe pse prej 5 muaj ishte në kërkim dhe janë 100 qytetarë që kanë bërë denoncim se janë mashtruar.

Free Traffic Exchange