Banorët e Kukësit pranojnë tarifën e re për të kaluar në Rrugën e Kombit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-09-13 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banorët e Kukësit pranojë tarifën e re të vendosur për kalimin në rrugën e kombit.



Këshilli bashkiak i Kukësit e kishte vendosur analizën e tarifave në rendin e ditës së mbledhjes së sotme. Por ajo nuk u zhvillua për mungesë kuorumi. Megjithatë, kreu i këshillit sqaroi se kjo çështje nuk do të diskutohet më, pas reflektimit nga ana e qeverisë dhe koncesionarit.
Duke filluar nga e hëna e 17 shtatorit të gjithë ata që kalojnë në rrugën e kombit dhe nuk janë qytetarë të Kukësit do të paguajnë 5 euro. Ndërkohë, lehtësira do të ketë për të gjithë ata që udhëtojnë shpesh në autostradë.