Një vit, pasi vrau nënën dhe babain e tij polic me armën e shërbimit, Mirald Metallari ka kërkuar gjykim të shkurtuar, por kërkesa e tij është rrëzuar nga gjykata. Metallari sipas ekspertizës psikike, rezultoi i aftë mendërisht dhe shfaqi pendesë për krimin e kryer. Ndërsa në seancë ishin të pranishëm motra e vogël e Miraldit dhe daja e xhaxhai i tij.
Metallari ka kërkuar gjykim të shkurtuar për t?i shpëtuar burgut përjetë, me pretendimin se ka pranuar autorësinë e krimit. Ndërsa Gjykata e Krimeve të Rënda refuzoi gjykimin e shkurtuar për Mirald Metallarin.
Kujtojmë se gjithçka ka ndodhur një vit më parë pas një sherri banal mes Miraldit dhe babait të tij 3 javë para dasmës, së motrës. Metallari u prangos më 24 korrik, teksa dërgonte nënën e tij në spital të plagosur, ndërsa babain e kishte vrarë në oborrin e shtëpisë..Pak ditë pas arrestimit ndërroi jetë dhe nëna e tij Nurie Metallari.
a.me.