Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare ka reaguar lidhur me debatin për rishikimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka deklaruar prerazi apelin për të mos u prekur integriteti territorial i Kosovës.
Në një intervistë për agjencinë informative ?Presheva Jone? ai u shpreh se Prishtina dhe Beogradi duhet të vazhdojnë bisedimet por të përjashtohet ideja e ndryshimit të kufijve.
Ismail Kadare: ?Çdo pretendim për lëvizje të kufijve apo copëtim të Kosovës nuk do të ishte në favor të paqes dhe stabilitetit në rajon. Shqiptaret dhe serbet dialog e marrëveshje po në Bruksel, por asesi në dem të sovranitetit te Kosovës?
Shkrimtari shqiptar me famë ndërkombëtare, disa herë kandidat për çmimin Nobel është vendosur kështu në një linjë me komunitetin ndërkombëtar duke iu bashkuar qëndrimit për paprekshmërinë e kufijve të Kosovës.
?Këto janë situata të ndjeshme jo vetëm në Ballkanin e përzierë, por edhe të rrezikshme për perspektivën e rajonit pas gjithë atij mundi, pas gjithë atij investimi, energjie nga ndërkombëtarët për promovimin e paqes dhe vënies së stabilitetit në rajon, pas gjithë atyre vuajtjeve dhe tmerrit që kishte përjetuar Ballkani këto vitet e fundit?.
Kadare ka ngritur kritika edhe për komunitet ndërkombëtar duke nënvizuar se kosova ka nevojë dhe meriton vëmëndje të veçantë.
?Nisur nga historia, vuajtjet e popullit të Kosovës, sot nuk është duke u bërë aq sa duhet për këtë pjesë të Europës. Çdo angazhim për Kosovën nuk mjafton kurrë, sepse ajo e meriton shumë e më shumë?.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kadare-cdo-levizje-kufijsh-nuk-i-sherben-paqes