Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pasi u rrëzua dekreti i Presidentit për lojërat e fatit në mungesë të opozitës, deputeti socialist Erjon Braçe bëri një propozim të ri për këtë aktivitet. Shtetëzimin e tyre ose vetingun e të gjithë pronarëve të këtij biznesi. Ndërsa kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, duke folur për nismën e opozitës për vetingun në politikë, u shpreh se organet për ta bërë këtë ekzistojnë në Kushtetutë dhe janë SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.
Dekretin e Presidentit për kthimin e ligjit për lojërat e fatit, maxhoranca e vetme në sallën e Kuvendit e rrëzoi me votat e saj, megjithatë kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, kishte një tjetër propozim për rregullimin e këtij aktiviteti.
Braçe tha se aktiviteti i lojërave të fatit, përfshirë edhe bastet, duhet të shtetëzohet për dobinë shoqërore.
Braçe: Së pari dhe mbi të gjitha, shembullin gjerman të shtetëzimit të lojërave të fatit. Pjesa më e madhe e kazinove atje apo e kompanive të bastit kontrollohen ose nga shteti ose shteti merr deri në 80% të të ardhurave të realizuara nga aktiviteti i tyre në landet respektive.
Dhe nëse kjo nuk mund të ndodhë për shkak të lirisë së ushtrimit të aktivitetit, atëherë Braçe ka një tjetër propozim, vetingun e gjithë pronarëve të këtij aktiviteti.
Braçe: Në këtë segment të biznesit ka hyrë edhe krimi i organizuar, po përdoret dhe paraja e pisët dhe pa asnjë lloj diskutimi do të duhet që të gjitha agjensitë ligjzbatuese të shtetit të bëjnë atë që është themelore tani: Veting për të gjithë pronarët e lojërave të fatit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ja-cfare-do-diskutohet-sot-ne-kuvend-opozite-mbledh-kuvendin-ne-durres