“Air Albania” nis fluturimin e pare te shtunen

2018-09-13 3

?Kompania e parë ajrore që mban flamurin shqiptar, Air Albania do të nisë fluturimet ditën e shtunë. Destinacioni i parë i saj është linja Tiranë-Stamboll-Tiranë.?

Air Albania ka arritur që të finalizojë paketën e parë të fluturimeve, duke bërë që për herë të parë një firmë me kapital shqiptar, privat dhe publik të ofrojë shërbime në fushën e fluturimeve.

Televizioni Klan ka mësuar se fillimisht udhëtimet e para do të jenë drejt Stambollit, ndërsa në muajin Tetor, Air Albania do të ketë destinacione të tjera në qytetet kryesore europiane.

Roma, Londra, Milano do të jetë pjesë e fluturimeve të saj, ndërsa do të pasohet nga një program më i plotë muajt e ardhshëm me Athinën, Mynihun dhe Barcelonën.



Por përveç linjave europiane, Air Albania do të ofrojë edhe destinacione ndërkombëtare, ku për herë të parë do të ketë një linjë direkte Tiranë-New York.

Filozofia e ?Air Albania? është kombinimi i biletave ekonomike me çmimet konkurruese në treg.

?Pritet që biletat të ulen me hyrjen e kësaj kompanie. Deri më sot shumica e linjave ajrore kanë patur çmime të kripura, kjo edhe për shkak të tarifave që ka vendosur koncesionari i Rinasit.?

Kompania do të udhëtojë me një flotë të re avionësh, jo më të madhe se 10 vjet, kur mosha mesatare e avionëve që udhëtojnë në Shqipëri është 18.5 vjeçare.

Avioni i parë është një Airbus 319. Ai do të mbajë ngjyrat e flamurit shqiptar dhe shqiponjën dy krenare.

Free Traffic Exchange