Policia e Shtetit ka publikuar sot pamjet e aksionit të zhvilluar në orët e para të së mërkurës, ku u gjunjëzua Nikla e njohur për tritolin dhe jo vetëm në Krujë, atje ku u arrestuan 5 persona. Siç shihet edhe në video, grupe të FNSH-së, e RENEA-s të armatosur e të maskuar kanë hyrë në vilat e 'të fortëve' dhe kanë sekuestruar armë, municione dhe sende të tjera. Ajo që të bie në sy mes sendeve të sekuestruara është një shpatë, që nuk dihet ende kush prej 'të fortëve' e mbantë në vilën e tij.
Operacioni u zhvillua në terr total, pasi polcia ishte siguruar të ndërpriste energjinë elektrike para se të mësynte në shtëpitë e të fortëve, për tu siguruar që do t;i gjente të gjithë aty, madje disa prej tyre në gjumë.Kujtojmë që nga 11 të ndaluar, 5 prej tyre janë arrestuar nga policia dhe po qëndrojnë në qeli. Lista fillon me Marklen Haka, të cilit policia i ka sekuestruar armë zjarri, 30 milion lekë të vjetra dhe 35 mijë euro në banesë, të cilët dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Një emër tjetër i arrestuar është Valter Bami, vëllai i Durim Bamit. Valter Bamit, në banesë i është sekuestruar një pistoletë.
Ndërsa persona të tjerë të arrestuar janë Lutfi Haka, Marklen Haka, Ylli Çangu dhe Skënder Leza. Në total janë pesë të arrestuar. Burimet bëjnë me dije se ende nuk ka asnjë urdhër arresti për Durim Bamin dhe Flamur Haken, të cilit deri në këto momente i është sekuestruar një mjet i blinduar dhe është liruar nga masa e ndalimit. Mësohet se Flamur Haka, pas marrjes në pyetje është liruar nga policia e Durrësit.