Policia e Shtetit ka publikuar sot pamjet e aksionit të zhvilluar në orët e para të një dite më parë në Nikel të Krujës ku u arrestuan 5 persona. Siç shihet edhe në video grupe të FNSH-së, e RENEA-s të armatosur e të maskuar kanë hyrë në vilat e të fortëve dhe kanë sekuestruar armë, municione dhe sende të tjera, mes tyre edhe një shpatë.
Report Tv ka mësuar emrat e 5 të arrestuarve nga aksioni i FNSH-së dhe RENEA-s në Nikël të Fushë-Krujës. Nga 11 të ndaluar, 5 prej tyre janë arrestuar nga policia dhe po qëndrojnë në qeli. Lista fillon me Marklen Haka, të cilit policia i ka sekuestruar armë zjarri, 30 milion lekë të vjetra dhe 35 mijë euro në banesë, të cilët dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Një emër tjetër i arrestuar është Valter Bami, vëllai i Durim Bamit. Valter Bamit, në banesë i është sekuestruar një pistoletë.
Ndërsa persona të tjerë të arrestuar janë Lutfi Haka, Marklen Haka, Ylli Çangu dhe Skënder Leza. Në total janë pesë të arrestuar. Burimet bëjnë me dije se ende nuk ka asnjë urdhër arresti për Durim Bamindhe Flamur Haken, të cilit deri në këto momente i është sekuestruar një mjet i blinduar dhe është liruar nga masa e ndalimit. Mësohet se Flamur Haka, pas marrjes në pyetje është liruar nga policia e Durrësit.