Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në homazhet pranë memorialit së Azem Hajdarit, në vendin ku u vra natën e 12 shtatoritt të vitit 1998, morën pjesë edhe kundërshtarët e Lulzim Bashës.
Por Astrit Patozi dhe Ridvan Bode preferuan që dhe në këtë përkujtim mos të shtrëngonin duart me kreun e PD-së.
Astrit Patozi: Ne jemi më keq se përpara 20 vjetësh sepse në atë kohë PD ishte në vështirësi, e agresuar nga kundërshtari politik i cili kishte realizuar një gjysmë revolucioni për të ardhur në pushtet. Kurse sot, PD është në këtë gjendje për shkak të lidershipit të gabuar dhe për shkak të gafave të rënda dhe keqmenaxhimit të Lulzim Bashës por edhe lidershipit të tij.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/patozi-e-bode-ne-perkujtim-te-azemit-jo-partine-personale-te-bashes