Ora News - Dëmshpërblimet e aksidenteve, janë 923 milionë lekë detyrime të prapambetura

2018-09-12 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

AMF i ka lënë afat kompanive të sigurimeve të shlyejnë detyrimet e prapambetura të aksidenteve rrugore deri në 1 janar. Drejtori i institucionit Ervin Koçi është shprehur se me reformat e ndërmarra është bërë e mundur të paguhen 59 për qind të detyrimeve të cilat ishin akumuluar deri prej vitit 2002.

Tirane- Detyrimet e prapambetura të aksidenteve vijojnë të mbeten problem për qytetarët shqiptarë. Gjatë raportimit në komisionin e Ekonomisë dhe Financave Drejtori i AMF Ervin Koçi theksoi se deri në datë 10 shtator 2018 shoqëritë e sigurimit kanë kryer 59% pagesave të dëmeve të prapambetura nga Fondi i Kompensimit, që arrin në rreth 541 milionë lekë dëmshpërblime

Ervin Koçi: "Për vitin 2018 është rreth 1. 67 miliardë lekë ku 923 milionë lekë janë detyrime të prapambetura të cilat janë për tu ekzekuar dhe 745 milionë lekë janë për ngjarjet e sigurimit që janë në proces trajtimi apo proces gjyqësor që nuk kanë ende vendim të formës së prerë. Pagesat e kryera deri tani nga të gjitha shoqëritë për fondin e kompensimit janë 541 milionë lekë ose 59% e vlerës së përcaktuar me vendimin e Bordit për detyrimet e prapambetura.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/demshperblimet-e-aksidenteve-jane-923-milione-leke-detyrime-te-prapambetura