Goditet “Grupi i Niklës”, pranga Durim Bamit, gjenden armë e municione - News, Lajme - Vizion Plus

2018-09-12 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mëngjesi i kësaj të mërkure e ka gjetur fshatin Nikël në Krujë të rrethuar nga 200  policë dhe autoblinda.



Foncat e ndërhyrjes së shpejtë, të drejtuar nga kreu I policise Ardi Veliu, u futën për disa orë në zemër të fshatit, i konsideruar si një prej vendeve më të rrezikshme  në Shqipëri.



Emra të njohur për policinë, me precedent të theksuar penale, që nga vrasjet, rrëmbimet, gjobëvëniet, grabitjet dhe trafiqet, janë ndaluar nga agjentët.



Burimet bënë të ditur se në pranga ranë Durim Bami, Valter Bami si dhe Flamur Haka. Ndërsa Maklen Haka, Bedri Haka dhe Ylli Çangu u shoqëruan në drejtorine e policisë së Tiranës ku po merren në pyetje.



Këta pesona njihen si pjestarë të ?Grupit të Niklës?. Zyrtarë të policisë thanë se gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur armë, municione si dhe nje makinë e blinduara.



Ndërhyrja e kësaj të mërkure edhe si pasojë e një hetimi në kuadër të operacionit kombëtar forca e ligjit. Dyshohet se grupi i Niklës është i implikuar në disa ngjarje të rënda që kanë ndodhur në Tiranë dhe Fushë Krujë.