Ora News - Dëmshpërblimet e aksidenteve, janë 923 milionë lekë detyrime të prapambetura

2018-09-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
AMF i ka lënë afat kompanive të sigurimeve të shlyejnë detyrimet e prapambetura të aksidenteve rrugore deri në 1 janar. Drejtori i institucionit Ervin Koçi është shprehur se me reformat e ndërmarra është bërë e mundur të paguhen 59 për qind të detyrimeve të cilat ishin akumuluar deri prej vitit 2002.

Tirane- Detyrimet e prapambetura të aksidenteve vijojnë të mbeten problem për qytetarët shqiptarë. Gjatë raportimit në komisionin e Ekonomisë dhe Financave Drejtori i AMF Ervin Koçi theksoi se deri në datë 10 shtator 2018 shoqëritë e sigurimit kanë kryer 59% pagesave të dëmeve të prapambetura nga Fondi i Kompensimit, që arrin në rreth 541 milionë lekë dëmshpërblime

Ervin Koçi: "Për vitin 2018 është rreth 1. 67 miliardë lekë ku 923 milionë lekë janë detyrime të prapambetura të cilat janë për tu ekzekuar dhe 745 milionë lekë janë për ngjarjet e sigurimit që janë në proces trajtimi apo proces gjyqësor që nuk kanë ende vendim të formës së prerë. Pagesat e kryera deri tani nga të gjitha shoqëritë për fondin e kompensimit janë 541 milionë lekë ose 59% e vlerës së përcaktuar me vendimin e Bordit për detyrimet e prapambetura.

E megjithatë kreu i komisionit të ekonomisë kërkoi që të gjitha detyrimet të shlyhen deri në 1 janar. Sipas Erjon Braçes shpërndarja e kompensimeve është kthyer në një proces korruptiv dhe për këtë paralajmëroi se do të kërkoj një hetim edhe nga KLSH.

Erjon Braçe: E kuptoni që është kthyer në një instrument tërësisht korruptiv. Nëse ju si autoritet vendosni në referencë datën kur ndodh aksidenti, atje nuk ndodh kjo gjë. Atje kush njeh, kush ka mik ndonjë deputet, apo ndonjë tjetër pushtetar merr paratë. Dhe në fund fare duke lënë dhe pjesë. Ky është turp.

Fondi i Kompensimit i miratuar nga Bordi i Autoritetit për vitin 2018 arrin në rreth 1.68 miliardë lekë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/demshperblimet-e-aksidenteve-jane-923-milione-leke-detyrime-te-prapambetura