Ora News - Rreziku nga shkëmbinjtë, nis ndërhyrja në rrugën e Shëngjinit

2018-09-12 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndërhyrja ka nisur nga Knalla, e cilësuar pjesa më e rrezikshme e Rrugës së Shëngjinit.

Aty tre muaj më parë rrëshqitja e gurëve rrezikoi të shkaktojë një tragjedi pasi goditën një autobus me pasagjerë!

Punimet po kryhen nga firma mirëmbajtese e këtij segmenti rrugor, ndërsa vemendja është përqëndruar në zonen ku fenomeni mori përmasa të frikshme.

Pas eliminimit me anë të thyerjes të shkëmbinjeve që përbëjnë rrezik, do të vendosen edhe rrjeta që pengojnë rënien e gureve në rruge.

ARRSH njoftoi për stabilizimin e skarpatës në Lezhë-Shëngjin pak ditë më parë, ndërsa më pas pritet të nisë edhe ndërhyrja tërësore për rikonstruksionin e të rrugës Lezhë-Shëngjin.

Lëvizja e të gjitha mjeteve në drejtim me destinacion Shëngjinin po bëhet në akin rrugor Knallë ? Kunë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rreziku-nga-shkembinjte-nis-nderhyrja-ne-rrugen-e-shengjinit