http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe kreu i Bashkisë se Tiranës i është bashkuar nismës se qeverise për shpërndarjen e librave falas. Erion Veliaj ishte ne fshatin e Ndroqit, ku çoi librat ne disa nga familjet e kësaj zone.
?Në fillim pyesja, a mund të ndryshojnë diçka librat falas!? Por, kur mendon se një pako me libra kushton 20 mijë lekë, kur ke 4 fëmijë, çdo gjë që mund të vijë si ndihmë është shumë e vlerësuar. Ndaj, doja të vija vetë dhe zgjodhëm familjen tuaj sepse ju ka bekuar Zoti, me katër vajza, me çfarëdo lloj ndihme që qeveria mund të japë, që gocat jo vetëm të rriten, por të dalin shkëlqyer me mësime, të kenë libra, fletore, të kenë mjete. Më vjen mirë që edhe kolegët e bashkisë iu bashkuan ndihmës me veshmbathje e nevoja të tjera, që gocat të shkojnë me shumë gëzim në ditën e parë të shkollës?.
Ne prag te fillimit te shkollës, kreu i bashkisë tha se nxënësit e Tiranës do te mësojnë ne kushte me te mira.
Ndërkohë me ndërtimin e 17 shkollave njëherësh, proces qe pritet te nise këtë vit, Tirana do te eliminoje mësimin me dy turne