Ora News - “Thesaret e Durrësit” tërheqin turistë, në 8 muaj mbi 30 mijë vizitorë

2018-09-12 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 30 mijë persona kanë vizituar gjatë tetë muajve të parë të vitit muzeun arkeologjik dhe amfiteatrin antik në Qytetin e Durrësit!

Shifrat tregojnë për një rritje me 37 % në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Patriot Beqaraj thotë se deri në fund të vitit pritet dyfishim i numrit të vizitorëve!

Beqaraj: Për 2018 jemi para faktit që Muzeun dhe amfitetarin e kanë vizituar 30 mijë vizitore. Pritshmëritë tona janë që deri në fund të vitit tqa dyfishojmë numrin e vizitorëve.

Vizitorët më të shumtë janë të huaj që mbërrijnë në Shqipëri për pushime.

Beqaraj: Kemi një rritje prej 37% të vizitorëve. Dominant kanë qenë turistët e huaj.

Turistët e huaj i gjen si vizitorë të monumenteve të trashgimisë edhë në këto ditë shtatori kur sezoni veror ka përfunduar!

Ky grup turistësh nga Italia që po qëndron për herë të parë në Shqipëri shprehet i mahnitur nga ajo që ka parë në Muzeun Arkeologjik të Durrësit.

"Është hera e parë që vij dhe shoh një muze shumë bashkëkohor. është e vështirë të vish këtu në shqipëri dhe të gjesh një muze të tillë. për ne është dicka e re, edhe pse në Itali i njohin pak këto gjëra dhe kemi parë gjëra që janë të njëjta me ato që kemi ne në Itali. E kanë thënë se shqiptarët e lashtë janë të njëjtë me etruskët tanë në Itali dhe për këtë arsye mendoj se jemi vëllezër",tha një turiste italiane.

"E pamë muzeun dhe me pëlqeu shumë, ka me të vertet gjëra shumë interesante. Me të vërtet jam shumë e kënaqur që jam këtu dhe këtë muze e shoh për herë të parë", u shpreh një tjetër turiste.

Muzeu Arkeologjik i Durrësit ka në fondin e tij rreth 3200 objekte të periudhave të ndryshme që gjithmonë tërheqin interesine turistëve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/thesaret-e-durresit-terheqin-turiste-ne-8-muaj-mbi-30-mije-vizitor