Report TV - Intervista, Fatos Klosi: Pse aleanca PD-LSI do dështojë në 2019

2018-09-12 0

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, gjatë një interviste për Shqiptarja.com, vlerësoi si shumë të rëndësishëm Vetingun në politikën shqiptare, por shton se një Veting i tillë nuk do të kishte kuptim pa verifikimin e pasurisë së familjarëve të politikanëve. Klosi pohoi se propozimi i PD është pozitiv, ndërsa shtoi se Partia Socialiste mund ta plotësojë propozimin, duke përfshirë të gjithë elementët e domosdoshëm për një Veting të plotë të politikanëve. Ish-kreu i SHISH komentoi edhe Vetingun në drejtësi. Sipas tij, largimi i të paprekshmëve të drejtësisë është një hap i madh. Klosi komentoi edhe shpalljen e aleancës nga kreu i PD, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Sipas tij, kjo aleancë do të dështojë në zgjedhjet lokale të 2019, për shkak se të dy palët do të sabotojnë njëra-tjetrën në bazë. Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror pohoi se mes bazës së PD dhe asaj të LSI ka konflikte të vjetra, që sipas tij do të ndikojnë në zgjedhjet lokale.

-Z. Klosi, një nismë kushtetuese e Partisë Demokratike, për Vetingun e politikanëve, po prodhon një debat të ri politik në këtë fillim vjeshte. Si e vlerësoni ju këtë nismë, e cila fokusohet tek lidhjet me krimin, duke lënë në plan të dytë verifikimin e pasurisë dhe duke përjashtuar familjarët nga verifikimi?
Çdo luftë politike është edhe propagandë. Kjo edhe pjesë e luftës politike të Partisë Demokratike. Megjithatë, pavarësisht se kush është propozuesi, ky propozim është pozitiv. Përveç gjyqësorit, që ka qenë struktura më e korruptuar e vendit, janë edhe struktura të tjera, ku përfshihet edhe politika. Një Veting në politikë për mua është shumë i rëndësishëm. Më tej, debati se duhet të jetë, nëse do t?i ngjajë Vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, është tjetër problem. Për mua duhet njëlloj siç është bërë edhe për gjyqtarët dhe prokurorët. Le të shikohet edhe aspekti financuar, burimi i pasurive të politikanëve, por edhe aspekti profesional, pra çfarë janë këta njerëz, nga kanë ardhur etj.

Free Traffic Exchange