Report Tv-Elbasan, shkolla në Mengël prej 2 vitesh e mbyllur, banorët

2018-09-11 0

Përveç mbylljes së 19 shkollave me klasa kolektive një tjetër shqetësim i madh në disa shkolla të qarkut të Elbasanit, mbetet mungesa e standarteve dhe sigurisë për zhvillimin e procesit mësimor.

E tillë është edhe shkolla në fshatin Mengël. Kjo shkollë u mbyll rreth dy vite më parë, pasi komisioni i ngritur nga emergjencat civile e konsideroi të pasigurtë, për shkak të amortizimit dhe dëmeve të shkatuara nga tërmeti. Fill pas këtij konstatimi, DAR Elbasan mori masa që nxënësit të zhvillojnë procesin mësimor në shkollat e Elbasanit. Mësimi zhvillohet në dy turne.

Me afrimin e nisjes së vitit të ri shkollor prindërit ngrenë shqetësimet e tyre. Ata shprehen se nuk ndjehen të qetë, ndërsa fëmijët udhëtojnë të vetëm me autobusë në një zonë shumë të populluar. Pohojnë se e kanë ngritur zërin, por se askush nuk i ka dëgjuar. Ndaj shkojnë deri aty sa kërcënojnë se, nëse nuk merren masa, do të bllokojnë edhe rrugën nacionale.

Ka një vit që është mbyllur shkola, dhe këtë vit nuk ka ndërmend që të hapet. Fëmijët I çojmë në shkollën ?Xhaferr Kongoli? në Elbasan. Për një familje është keq, sepse do lëjë punën që të çojë fëmijët në shkollë.

Banore
Ne nuk i çojmë fëmijët në Elbasan, ne e kemi shkollën këtu, shkolla le të vazhdojë. Në datë 17 ne do bllokojmë rrugën, të gjithë si prindër, bashkë me fëmijët.

Prind
Edhe fëmijët kërkojnë të ndjekin mësim në shkollën e tyre, pasi ndjehen më të sigurtë. Drejtoria e shkollës bën me dije se projekti për rikonstruksionin, ka kohë që është dorëzuar dhe se pritet çelja e fondeve, Por, deri më tani nuk ka asnjë përgjigje. Në këtë gjendje janë edhe disa shkolla në bashki të tjera të qarkut.

Free Traffic Exchange