Një video po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale dhe të gjitha mediat kosovare. Është një fjalim i Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, kur ankohet për gjendjen e serbëve në Republikën e Kosovës.
Gjatë një mbledhjeje në Zubin Potok në Veri të Kosovës, ku Vuçiç ka folur me kryetarët e komunave serbe dhe përfaqësuesit e listës Srpska, presidenti serb, është xhiruar nga një kamera amatore duke thënë se populli shqiptar është më i ri, ndërsa serbët po zhduken, shkruan Indeksonline.
?? nuk e di çka të bëjmë, nuk e di çka të bëjmë. Ndoshta nëse ndërmarrin më tepër masa, diçka kemi ndërmarrë dhe shumëçka tjetër e bëjmë por ne si popull po zhdukemi. Shqiptarët nuk janë ashtu siç kanë qenë. Por baza e tyre fertile është shumë më e madhe se e jona. Mesatarisht janë 17 vite më të ri se ne një gjeneratë të tërë të aftë për punë e kanë shumë se ne dhe këtë njerëzit duhet ta dinë. Prandaj, ne duhet të dimë çka të ndryshojmë për të ardhmen??, thotë Vuçiç.