Vettingu në politikë, Ermonela Felaj në 'Report Tv': Drafti i PD-së një kopje e shtirur

2018-09-11 0

Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, e ftuar në studion e ?Report Tv? ka folur mbi zhvillimet e fundit në vend lidhur me situatën politike dhe diskutimet për Vettingun në politikë.

Në lidhje me zhvillimet e fundit të Vettingut në politikë, deputetja Felaj është shprehur se drafti i sjellë nga ana e PD-së është i shtirur dhe se opozita synon të amnistojë vetëveten.

Me idenë e tij për Vettingun, Basha kërkon të përjashtojë veten. Kur flasim për vetting nënkuptojnë shqyrtimin e pasurinë, dhe të gjithë ne e dimë që paratë e deputetëve nuk janë vetëm në emër të tyre por edhe në emër të familjarëve.

Ermonela Felaj
PD depozitoi në datë 7 shtator në Parlament draftin që synon ndryshimet kushtetuese për vettingun për politikanët, por jo për familjarët e tyre.

Rama u përgjigj duke thënë se është në dakordësi të plotë me këtë nismë të PD-së, por me kusht që ky Vetting, të përfshijë edhe pasuritë e anëtarëve të tjerë të familjes së një politikani, duke u kthyer në një ?sitë? të njëjtë me atë të Vetting-ut në sistemin gjyqësor.