Ora News - Hetim politikanëve, katër grupet e punës nisin diskutimin e vettingut

2018-09-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Krahas vettingut të politikanëve, opozita kërkon miratimin ndryshimeve ligjore për parandalimin e pastrimit të parave dhe sekuestrimin e pasurive të krimit. Katër grupet e punës zhvilluan takimin e parë, ku u nënvizua dhe ndalimi i koncensioneve të dhëna sipas tyre në rrugë të paligjshme.

Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve, çlirimi i drejtësisë nga kapja politike, ekonomia e çliruar nga monopolet dhe korrupsioni dhe zgjedhje të lira e të ndershme, janë 4 shtyllat e platformës politike të opozitës. Grupet e punës për këto çështje u mblodhen në kryesinën e Kuvendit, ndërsa kordinatori i grupit për vettingun Ervin Salinji, tha se ky proces nuk dëmton drejtësinë, duke hedhur poshtë akuzat se opozita kërkon të pengojë punën e SPAK dhe BKH.

Salianji: Duhet thënë një gjë më të madhe dhe duhet thënë një gjë për publikun, që gjithë propaganda sot e Edi Ramës nga frika e vettigut të politikanëve është që kërkohet pengimi i drejtësisë, kërkohet pengimi i SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, çka nuk është e vërtetë. Sot nuk janë ngritur për shkak të mungesës së vullnetit të Edi Ramës dhe padiskutim që vettingu i politikanëve e ndihmon dhe hetimin nga SPAK-u apo Byroja e Hetimit.

Por edhe pse në Kuvend tashmë është dorëzuar nisma për ndryshimet kushtetuese, mbetet e pa qartë kush do jenë isntitucionet që do vetojnë politikanët.

Salianji: Po ose jo. Nëse votohet do të shpalosen të gjithë procedurat e tjera dhe hapat e mëtejshëm.

Demokratët do të kenë një paltformë të plotë dhe për drejtësinë, ku shumë institucione pas reformës ndodhen në ngërç.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/hetim-politikaneve-kater-grupet-e-punes-nisin-diskutimin-e-vettingut