Report Tv-Ish-të dënuarit e pronarët, Ahmetaj: Fatura e diktaturës 2 mld $, Berisha u ‘thau zorrën’

2018-09-11 1

Niveli i trashëgimtarëve ishte një tjetër cështje në ligjin për ish-të përndjekurit. Braçe pyeti ministrin nëse është normale që dëmshpërblimi për këtë kategori të shkojë deri te trashëgimtarët e largët? Ahmetaj u shpreh se shqetësimi është i drejtë, pasi më shumë duket të investohet për të ardhmen dhe jo të fokusohemi kaq shumë te e shkuara.

Nëse më pyesni mua si Arben Ahmetaj, unë do të thosha se paratë duhet të shkojnë më shumë te e ardhmja se te e kaluara. Paratë duhet të shkojnë te rrethi i parë, që janë lidhur direkt me ata që kanë vuajtur. Më pas të fillojmë të shtojmë radhët, mendoj se do të duhet të kemi një trajtim më të kujdesshëm. Pasi në këtë vend, po të hapemi me politika dëmshpërblyese si këto, ku nuk kanë cak, do bëjmë që edhe brezat e 100 viteve që vijnë të punojnë për brezat e 100 viteve të shkuara. Sot ka akoma shumë shpenzime që i kthehen të kaluarës.

Arben Ahemtaj
Ndryshimet që pëson ligji për ish-të përndjekurit, që u miratua sot në Komisionin e Ekonomisë
Projektligji ?Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007 ?Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist? të ndryshuar?? që do të miratohet ditën e enjte në Kuvend parashikon ndryshimet e mposhte sipas deputetes së PS, Elvis Kushi;

Synon përmirësimin e formulës për dëmshpërblimin financiar për ish-të përndjekurit, apo familjarët e tyre. Programi parashikon dëmshpërblimin e kësaj kategori gjatë mandatit të dytë. Buxheti i 2018 siguron mbështetjen për ish-të dënuarit politik. Rishikohet mekanizmi i shpërndarjes së fondeve, u jepet prioritet atyre që janë ende në jetë Sipas ligjit aktual, ndahet 70% për parësoret për bashkëshortin dhe fëmijët, 30% për trashëgimtarët e tjerë. Projekti e heq këtë raport dhe parashikon ndarjen proporcionale.

Sipas ligjit aktual, kësti duhet të jetë jo më i vogël se 100 mijë lekë, projektligji i sotëm e heq këtë. Krijohet mundësia që subjektet përfituese, që u takon 8 milionë lekë, ta përfitojnë të gjithë shumën. Këtyre subjekteve deri sot u kufizohej, ndërsa projektligji i sotëm parashikon shpërndarjen e plotë. Kur dëmshpërblimi parashikohet 1 milion lekë, bëhet menjëherë. Krijohet mundësia që në raste gabimesh të bëhet korrigjimet e nevojshme. Projektligji nuk sjell efekte në buxhetin e shtetit.

Elvis Kushi

Free Traffic Exchange