Masat për vitin shkollor - News, Lajme - Vizion Plus

2018-09-11 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne prag te vitit te ri shkollor, kryetar i Bashkisë se Tiranës zhvilloi një takim me drejtorët e shkollave 9-vjeçare e gjimnazeve të Tiranës. Veliaj theksoi se do te behet kufizimi i mjeteve qe furnizojnë dyqanet e supermarketet nga ora 7 e deri ne 9. Kjo bëhet për t?i ardhur në ndihmë prindërve e nxënësve, që ata të mbërrijnë në kohë në shkollë.

 

?Do të rifusim në veprim regjimin e ri të trafikut, me orare për të shmangur qarkullimin e kamionëve dhe furgonëve në kohën kur nxënësit shkojnë në shkollë; po ashtu, edhe institucionet të mos shkojnë të gjitha në orën 8:00 në punë. E kam thënë, nuk mund të vlejnë patatinat dhe çamçakizat, më shumë se fëmijët. Të shkojnë njëherë fëmijët në shkolla, pastaj furgonët mund të bëjnë dërgesat e tyre, para orës 7.00 ose pas orës 9.00, që të mos kemi kaos në trafik.?

 

Veliaj u ndal edhe te puna që ka bërë Bashkia e Tiranës për infrastrukturën shkollore, duke theksuar se këtë vit do të hapet shkolla ?Kosova?, e cila u ndërtua nga e para.

 

?Janë disa shkolla që do të hapen me kushte të reja, si shkolla ?Isa Boletini? në Kodër-Kamëz, ku kemi shtuar mjedise të reja, të cilat na zgjidhin përfundimisht klasat me dy turne; kemi ende punë tek shkolla ?Dhora Leka? në Njësinë 7, edhe aty kemi bërë disa shtesa, por kemi shtuar edhe investime; kemi shkollën ?Servete Maçi?, që ka dalë në sipërfaqe, jam i bindur se do ta konkurrojë ndjeshëm shkollën ?Kosova?, si një shkollë që do të vendosë një standard të ri. Do të bëjmë çmos ta mbarojmë përpara afatit, edhe pse afati është për shtatorin tjetër. Shkolla ?Dëshmorët e lirisë?, një tjetër shkollë në Njësinë 5, një shkollë e mbingarkuar, jemi në fazat finale aty, por sot është rritur në kapacitete. Ndërkohë, shkolla ?Dora d?Istria?, shkolla ime e vjetër, ka një krah të ri të shkollës, kemi ngritur nga 4 klasa në çdo kat, rreth 12 në total.?



Kryebashkiaku informoi drejtorët se situata e mbipopullimit dhe mësimit me turne do mare zgjidhje përfundimtare me ndërtimin e 17 shkollave të reja që do të nisin që këtë vit. Veliaj u ndal edhe te çështja e shkollave kolektive, duke nënvizuar se Bashkia e Tiranës është gati të subvencionojë transportin e nxënësve për të zhvilluar mësim në shkolla të rregullta.