TIRANE-Autoriteti i Medieve Audiovizive ka vendosur që të shtyjë dixhitalizimin me katër muaj pas ankesave të shumta të qytetarëve prej ditës së djeshme kur u fik sinjali në qarqet e Tiranës dhe të Durrësit. Kreu i AMA-s, Gentian Sala në një konferencë për mediat deklaroi sot se sinjali analog do të rindizet edhe për katër muaj në Tiranë dhe në Durrës, deri në datë 15 janar të vitit 2019. Sipas tij, një vendim i tillë erdhi, pasi pas fikjes së sinjalit analog dje në orën 10:00 ka pasur një numër jashtëzakonisht të lartë ankesash nga qytetarët.
Kemi vendosur rindezjen e transmetimeve analoge. Për ata që kanë blerë aparatin e ri do të vijojnë që të shikojnë transmetimet dixhitale, ndërkohë që ata që ende nuk janë pajisur u lihet katër muaj kohë për t?u pajisur me dekodera, do të shtyhet afati në 15 janar 2019. Qytetarët që nuk janë pajisur me dekodera u lihet katër muaj kohë. Me gjithë njoftimet prej një viti, konstatohet se shumë prej tyre e kanë lënë për një moment të fundit. Ne kemi detyrim nga BE për të mbyllur sa më shpejt transmetimet numerike. Kemi detyrim edhe nga Kuvendi për të mbyllur transmetimet numerike. Duke pasur të parasysh të drejtën për informim mendojmë që të shtyjmë këtë proces, nuk ka të humbur, ata që kanë blerë dekoderin do të shikojnë më shumë kanale, të tjerëve u lihet më shumë kohë të pajisjen. Kjo nuk do të thotë rindezje e transmetimeve dixhitale të palicencuara. Rindezja do të bëhet tani.
Gentian Sala
Të gjithë teleshikuesit që ndjekin transmetimet televizive përmes teknologjisë analoge, pas datës 15 janar 2019 duhet të pajisen me dekoder dixhital tokësor të tipit DVB-T2- Universal ose të jenë të pajisur me aparat televizori që ka të inkorporuar dekoderin e këtij tipi.