http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
TSIPRAS: THELLOJME BASHKEPUNIMIN DHE DIALOGUN ME SHQIPERINE
Kryeministri grek Aleksis Cipras gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian për të ardhmen e europës është fokusuar te integrimi I vendeve të Ballkanit në bashkimin europian.
Ai u ndal tek bashkëpunimi dhe dialogu me Shqipërinë e Maqedoninë.
ALEXIS TSIPRAS
KRYEMINISTER I GREQISE
Thellojmë bashkepunimin dhe zhvillimin ne Ballkan duke e zhbllokuar perspektiven evropiane te vendeve te Ballkanit. Duam të mbështesim integrimin europian të fqinjëve tanë, me marrëveshjen e Prespës, dhe dialogun e vazhdueshëm me Shqipërinë. Pas 26 vitesh nacionalizëm destruktiv ia dolëm të flasim me kryeministrin Zoran Zaev dhe të kemi një marrëveshje duke përdorur diplomacinë dhe jo forcën. Kjo marrëveshje mund të jetë një model për vendet e tjera. Të ndryshojmë kapitull duke arritur marrëveshje me interes reciprok.
Ditët e fundit qeveria greke ka artikuluar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve si dhe bashkëpunimin me Shqipërinë, pavarësisht se kryeministri Cipras ka deklaruar qartë qëndrimin e tij për çështjen çame e cila sipas tij nuk është pjesë e dialogut.