https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplu" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplu"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria ka bërë një hap pas në lojë dhe rezultat pas humbjes 2 me 0 në takimin e dytë të Ligës së Kombeve kundër Skocisë.
Kuqezinjve nuk I kanë mbajtur dot gjunjët në mitikun Hampden Park, përball të zotëve të shtëpisë të cilët ashtu sikurse pritej kanë shfytëzuar armën e tyre më të fortë, forcen fizike dhe agresivitetin e futbollit britanik për të nënshtruar të besuarit e Panuccit. E meqenese jemi tek trajneri Italian I përfaqësues sonë. Është e lehte që pas disfatave të tilla të gjesh ngushellim tek fajet që ka trajneri, por në këtë rast Panucci meriton vërtet të jetë në qëndër të kritikave. Ndryshime të cuditshme në raport me sfiden e parë me Izraelin, skuadër shumë mbrojtëse, skuadër e pa orientuar mirë në fushë dhe për më teper ndryshime në rrjeshtim nga pjesa e parë në të dytë që corodisin komplet ekipin. Prania e mbi 2 mijë shqiptarëve në stadium dhe atmosfera e tyrfe fantastike nuk I ngrohi aspak tanët në rrebeshin skocez qoftë sa I takon motit ashtu edhe agresivitetit me të cilin të zotët ë shtëpisë nisën takimin. Vendasit shtyjnë shumë nga krahet sidomos me Robertson, Tiernin dhe McGin ndëtrsa tanet bëjmë gabime foshnjarake në gjysmëfushën tonë. Lilaj dhe Ndoj dy risite e formacionit nuk luajnë dot topin në mesfushjë duke mos nxjerre dot kuqezinjte përpara ndërsa Memushaj krejtësisht jashtë rolit në të majtë të mesfushës, është krejtësisht jashtë sfide. Vlonjati dhe sabjen Lilaj janë të vetmit që provojnë drejt protës kundërshtare ne 45 minutatr e para ndërsa në krahun tjeter, jemi me fat që ia dalim të mos pësojmë gol pas sulmeve të vazhdueshme dhe rasteve të skocezeve. Panucci cudit edhe më shumë në startin e të dytës duke hequr një lojtar ofensiv si Gavazaj ër të aktivuar një mbrojtes si Prenga ndërsa skuadra kalon nga 4 mbrojtes ne 3 të tillë dhe mesfushë më të ngjeshur. Jo vetëm kaq por kemi kundër fatin dhe gjyqtarët pasi ndeshkohemi që në start kur Naismith në shtyllen e dyte ne pozicion jot ë rregullt mposht Strakoshen. Goli shkund tanet të cilët reagojnë dhe krijojnë tre mundësi për shënim, njera flagrante me anë të Balajt por portiere vendas na mohon golin. Kaq është shumë pak sepse kthehemi ne origjine, bëjmë gabime elementare dhe ndëshkohemi sërish nga Naismith edhe një herë tjeter më koke, këtë herë pas një gabimi të mbrojtjes dhe Strakoshes, edhe ai në një mbrëmje të erret. Mbyllet 2 me 0 dhe skocia merr përkohësisht vendin e parë në grup me golavazh më të mirë. Takimi I radhës I kuqezinjve ne Izrael me 14 tetor me shpresën se deri tahëre Panucci dhe skuadra do të kete bërë reflektimin e duhur.