Fatmir Limaj ë mos hyjmë në shtigje të rrezikshme, baza është kushtetuta e Kosovës

2018-09-10 0

Pse nuk kaloi rezoluta?

Rezoluta nuk kaloi se opozita nuk kishte numrat e nevojshëm, u tërhoqën nga seanca e parë. Kushtetuta jonë përcakton se askush s?ka të drejtë të negociojë për kufijtë e vendit tonë. Ne kemi ftuar që ata ta bëjnë javën e ardhshme.

Keni negociuar me Isa Mustafën dhe Albin Kurtin?

Ne kemi kontakte të vazhdueshme me Mustafën dhe Kurtin. Unë nuk shoh asnjë problem në këtë çështje. Askush s?ka të drejtë të negociojë, atë e ka të drejtë vetëm parlamenti. Ne e kemi bërë atë që duhet të bëjmë. Jemi gati të diskutojmë për çështje ekonomike, por kurrsesi për t?u kthyer në pikën zero.

A po i kthen Thaçi?

Jo, as Thaçi dhe askush tjetër, sepse nuk kanë mandat të tillë.

Shumë besojnë se Thaçi dhe Vuçiç kanë një marrëveshje?

Nuk besoj kështu, dhe do e shihni që nuk është kështu. Për Kosovën nuk ka ndodhur, s?mund të ndodhë.

Negociatat që synojnë një marrëveshje, pala tjetër thotë se nuk pranojnë ju por Thaçin?

Se di çfarë të them për këtë mentalitet politik. Njerëzit nga Tirana duhet të shkojnë në Serbi për t?u impresionuar me pritjet në Beograd, se ata njihen për 5 minutat që të presin mirë. Ne në Kosovë e dimë shumë mirë, sesi është e vërteta. Kanë hequr njerëz nga puna, kanë marrë disa shqiptarë për të thënë që kemi shqiptarë dhe i kanë reklamuar, por e vërteta është ndryshe.

Nëse Serbia preferon Thaçin dhe jo ju, Thaçi s?duhet të bëjë diskutime të njëanshme?

Politika duhet të ndahet nga mentaliteti i vjetër. Kosova është shpallur që në 2008-ën e pavarur, por i ka thënë jo Serbisë që në 89-ën. Që nga ai moment kemi qenë të pavarur.

Çfarë nënkuptohet me ?korrigjimin e kufijve??

Ajo që thatë vazhdimisht, për Presidentin nënkuptohet Presheva. Ne i kemi thënë se jemi kundër korrigjimit të kufijve, ai s?do të dëgjojë.

Thaçi e mohoi, por gota e atij uji të hidhur e pikoi dhe e rodhi, kur foli për detaje që menduam se ishte folur diçka? La të kuptohej, se japim veriun për të marrë Preshevën?

S?dua të flas për këtë gjë, kam mendimet e mia, të pashfaqura. Duhet të jemi në përputhje me interesat e vendit tonë dhe do t?i shfaqim këto mendime. Dua të them se Prankoviçi dhe ai tjetri, s?kanë patur dallim. Kush është i miri dhe i keqi këtu? Po të kishim kërkuar Luginën e Preshevës do na kishte njohur Serbia? E kishim kërkuar 10 vite para?! Të qëndrojmë këtu ku jemi, e të mos futemi në shtigje të rrezikshme.

Ka ngutje mes negociatorëve, ka një si afat majin e vitit 2019?

Kush tha, ju mendoni se fati i vendit tim, varet nga mandati i Mogherinit?! Procesi duhet të ecë normalisht, por s?është dëshira ime.

Free Traffic Exchange