Ora News - Hetim politikanëve, PS jo vettingut të PD: Kemi SPAK dhe BKH

2018-09-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndryshe nga kryeministri Rama, i cili u tregua i gatshëm për t?u ulur në tryezë me kryeopozitarin Basha për vettingun në politikë, deputetja e PS-së shprehet se amendimi kushtetues është i panevojshëm pasi kemi BKH dhe SPAK. Deputetja e mazhorancës i bëri thirrje opozitës që të mos bojkotojë jetën parlamentare por të japë kontributin e saj për të zgjidhur ngërçin në të cilin është futur sistemi i drejtësisë.

Propozimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për ndryshime në Kushtetutë për të bërë vettingun në politikë, për Partinë Socialiste është një amendim absurd.

Ndryshe nga kryeministri Rama që u tregua i hapur për t?u ulur në tryezë me kreun e opozitës për ta diskutuar, deputetja e mazhorancës Vasilika Hysi shprehet se nuk ka nevojë për ndryshime në Kushtetutë, pasi Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK-u garantojnë plotësisht pastrimin e politikanëve.

Vasilika Hysi: Ndryshimin në Kushtetutë për vettingun e politikanëve, të atyre që janë në politikë dhe që kanë qenë, e kemi miratuar që me ndryshimet kushtetuese të vitit 2016. Bëhet fjalë për Byronë Kombëtare të Hetimit, Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatën e Posaçme.

Por pavarësisht kësaj, Hysi tha që kjo nismë e opozitës do të shqyrtohet sipas të gjitha procedurave parlamentare, pavarësisht se është një amendim që shumica pritet ta rrëzojë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hetim-politikaneve-ps-jo-vettingut-te-pd-kemi-spak-dhe-bkh